E drejta natyrore

E drejta natyrore apo doktrina e të drejtës natyrore (latinisht: ius naturalis) është një rrymë e mendimit filozofik që presupozon ekzistencën e një norme sjellje ndërsubjektive, universalisht e vlefshme dhe e patjetërsueshme, e bazuar mbi idenë e natyrës apo të traditës. E drejta natyrore i paraprin dhe e tejkalon të drejtën pozitive (nga latinishtja positio, positivum, përkthim i greqishtes thesei, duke iu referuar veprës njerëzore). E drejta natyrore është në gjendje të realizojë rendin më të mirë të mundshëm të shoqërisë, ekonomisë dhe politikës, duke u shfaqur kryesisht në marrëdhëniet mes shteteve, si dhe mes këtij të fundit dhe individëve.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search